E ardhmja e pankinës së Torino FC duket gjithnjë e më e paqartë, ndërsa në Itali po shtohen raportimet për një afrimin të mundshëm të Gennaro Gattuso në krye të skuadrës granata. Sipas mediave sportive italiane, pozitat e trajnerit aktual Roberto D’Aversa janë lëkundur ndjeshëm pas rezultateve zhgënjyese të sezonit.
Presidenti Urbano Cairo besohet se e sheh Gattuson si figurën ideale për të nisur një projekt të ri, të bazuar te karakteri, disiplina dhe mentaliteti luftarak që ish-mesfushori italian ka treguar gjatë karrierës së tij si lojtar dhe trajner.
Raportimet e fundit nga Tuttosport flasin për një kontratë trevjeçare që Torino është gati t’i ofrojë teknikut italian. Megjithatë, Gattuso vjen në këtë moment pas një periudhe të vështirë, pasi dështoi të siguronte kualifikimin e Italisë në 2026 FIFA World Cup, me eliminimin dramatik ndaj Bosnjës në play-off.