Zbardhen detaje të reja lidhur me atentatin me armë zjarri të mbrëmjes së djeshme në fshatin Rrilë të Lezhës. Nga të shtënat mbeti i plagosur Sokol Daci, 30 vjeç, pronari i një berberhaneje. Ai u dërgua në Spitalin e Traumës, ku ndodhet në gjendje të qëndrueshme.
Brenda biznesit ishin disa persona përfshirë një polic dhe një anëtar i fisit Nikulaj, në momentin kur ndodhi ngjarja.
Dyshohet të ketë patur edhe shkëmbim zjarri, ndërsa mendohet se objektiv i sulmit nuk ishte Daci, por të tjerë.
Dyshimet janë se mund të ketë pasur më shumë se një autor dhe një prej tyre të ketë zbritur nga automjeti duke qëlluar me breshëri automatiku.
Sokol Daci nuk rezulton të ketë precedentë penalë apo të jetë një person problematik në zonë.