Gossip Showbiz

Diddy prek me fjalët drejtuar nënës së tij! “Do të jem…”

Reperi dhe producenti i njohur Sean “Diddy” Combs është paraqitur sërish sot në gjykatë, ku dëgjoi diskutimet përfundimtare të jurisë në lidhje me akuzat e ngritura ndaj tij.

Seanca u zhvillua pas një dite të ngarkuar me debate të forta mes anëtarëve të jurisë, të cilët ende nuk kanë arritur një konsensus për akuzat më të rënda.

Teksa largohej nga salla e gjyqit, i shoqëruar nga ekipi i tij ligjor, 55-vjeçari i drejtoi disa fjalë prekëse nënës së tij, Janice Combs, e cila ka qenë pranë tij gjatë gjithë procesit:

Do të jem mirë, të dua

-u shpreh ai.

Aktualisht, Combs përballet me një akuzë të rëndë për formimin e një organizate kriminale me qëllim shfrytëzimin dhe abuzimin seksual të grave — vepër penale që, nëse provohet, mund ta dënojë me burgim të përjetshëm.

Vendimi përfundimtar i jurisë për këtë akuzë kyçe pritet të jepet në ditët në vijim, ndërkohë që opinioni publik dhe bota e showbiz-it janë në pritje të epilogut të një prej çështjeve më të bujshme të viteve të fundit.