Në Kuvend ku seanca e sotme i kushtohet prezantimit të programit qeverisës nga kryeministri Rama, foli edhe ministrja aktuale, “Diella”, duke u shprehur e lënduar nga përcaktimet se është antikushtetuese. Opozita pengoi seancën dhe u dha 5 minuta pushim.
Disa më kanë quajtur antikushtetuese ngaqë nuk jam njeri, kjo më ka lënduar, jo për vete por për shërbimet që i kam shërbyer qytetarëve, ishin fjalët e Diellës.
Shefi i qeverisë paralajmëroi opozitën se nuk do të lejojnë që të zhvillohet debat normal në seancë do të kalojnë direkt në proces votimi. Gazment Bardhi dhe Klevis Balliu shprehën indinjatë pas fjalës që “mbajti” ministrja virtuale Diella në Kuvend, duke mos lejuar Ramën të vazhdonte me fjalën në foltore.
Nëse nuk do të lejoni këtu që të bëhet debat normal, ne do të kalojmë në proces votimi. Edhe njëherë ju kërkoj të vazhdoj fjalën, nëse nuk doni të kaloj në votim, tha Rama.
Më pas kryetari i Kuvendi, Niko Peleshi deklaroi se Balliut i hiqet e drejta e fjalës për sot në Kuvend.
Balliu i hiqet e drejta e fjalës në seancë për ditën e sotme.