Aktualitet

Digjet mobileria në Vlorë, autor një person i maskuar!

Një zjarr i qëllimshëm shkrumboi plotësisht një mobileri në qytetin e Vlorës, në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Ngjarja ndodhi rreth orës 04:00, kur në pamjet e kamerave të sigurisë u shfaq një person ende i paidentifikuar, i kamufluar me veshje të errëta, i cili ka thyer xhamin e dyqanit dhe më pas e spërkati mjedisin me lëndë djegëse (benzinë).

Në vetëm pak sekonda, objekti u përfshi nga flakët që shkatërruan gjithçka gjendej në brendësi. Forcat zjarrfikëse dhe policia shkuan në vendngjarje, por mobileria u dogj tërësisht duke shkaktuar dëme materiale të konsiderueshme.