Kryetari i Kuvendit, Dimal Basha e ka ndërprerë seancën e Kuvendit të Kosovës në mungesë konsensusi për emrin e nënkryetarit serb.
Duke qenë se asnjëri prej kandidatëve të dalë nga shorti nuk i kanë siguruar votat e nevojshme, ai ka kërkuar ndaljen e punimeve, për t’u takuar sërish të enjten në orën 11:00.
Kryetari i Partisë Serbe për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë, Nenad Rashiç ka qenë propozimi i radhës për nënkryetar Kuvendi.
Ai i ka siguruar vota 55 për, një kundër dhe 17 abstenime, duke mos u zgjedhur nënkryetar.
Verica Qeraniq refuzoi të kandidohet për herë të tretë.
Deputetja nga Lista Serbe e ka ndjekur rrugën e koleges së saj, Liljana Stefanoviç, duke refuzuar që të jetë kandidate për nënkryetare.
Ajo ka dështuar të marrë vota për në dy votimet që janë zhvilluar pak minuta më parë.
Lilana Stefanoviç ka refuzuar të jetë kandidate për nënkryetare, kur emri i saj ka dalë nga shorti.
Kështu, emri i saj u eliminua nga gara.