Në dimër është më e dobishme të hamë perime dimri, të cilat përmbajnë mjaft vitamina. Emishi përmban elemente që e ndihmojnë trupin ta mbajë nxehtësinë. Nëse jeni adhurues të sallatave, në vend të sallatave të gjelbra të zakonshme, provoni sallata që përmbajnë më shumë perime, fasule apo bimë me fibra. Në sallatë mund të shtoni pak mish. Njerëzit të cilët jetojnë në rajone të ftohta, në muajt e ftohtë duhet t’i largojnë krejtësisht sallatat e gjelbra nga menytë e tyre.
Nëse ju pëlqen peshku, atë mund ta përgatisni në mënyrën tuaj të preferuar dhe ta shërbeni si shtesë: bimët e ziera dhe perimet e dimrit, apo patate në vend të orizit të zakonshëm. Disa nga ushqimet më të shëndetshme për ditë të ftohta që do t’ju mbajnë të ngrohtë dhe do t’ju ndihmojnë të qëndroni aktiv dhe në formë të mirë janëkarota, panxhari, rrepa, patatet, lakra e gjelbër, fasulet, gruri i papërpunuar, lakra.
Ka zakone të thjeshta që mund t’ju ndihmojnë të hiqni pa mundim kilogramët e tepërt. Edhe pse aktiviteti fizik është thelbësor për shëndetin dhe formimin e trupit, ai nuk është një prioritet për shumë njerëz. Ka mënyra të tjera që mund të jenë efektive në procesin e humbjes së peshës. Tretja jonë kërkon një kohë të caktuar dhe trupit i duhen të paktën 20 minuta për të regjistruar se është i ngopur. Nëse hani shumë shpejt, ka një shans më të madh që të hani tepër sepse nuk do t’i jepni trupit tuaj kohë të mjaftueshme për të sinjalizuar se kur është e mjaftueshme. Mundohuni të hani ngadalë, duke përtypur çdo kafshatë dhe dëgjoni sinjalet e trupit tuaj. Në këtë mënyrë, ju do të reduktoni rrezikun e të ngrënit të tepërt dhe do të ndihmoni veten të konsumoni më pak kalori.