Showbiz

Distancimi social, Gjermania detyron qytetarët të vendosin kapele të çuditshme

Një kafe në Gjermani ka detyruar klientët e saj që të vendosin ‘kapele’ me shkopinj sfungjeri me 1 metër gjatësi për t’u siguruar se ata po respektojnë distancën sociale. Fotot e këtij stili unik për distancën janë shpërndarë në mediat sociale, duke marrë reagime të mëdha. Në Gjermani kafet dhe restaurantet janë duke u rihapur, pasi vendi ka marrë masa për lehtësimin e izolimit nga pandemia.