Sot në ditën e dytë të samitit të 27-vendeve të Bashkimit Europian në Bruksel, priten propozime të reja për Planin e Rimëkëmbjes post-COVID, në vlerë 750 miliardë euro. Përpjekjet fokusohen në bindjen e “kursimtarëve”, Austrisë, Holandës, Suedisë e Danimarkës. Kreu i Këshillit Europian, Charles Michel nisi të testojë këto sugjerime me grupe të vogla vendesh, para se të përfshijë të gjitha shtetet. Michel u ko’ordinua me kancelaren gjermane Merkel e presidentin francez Macron. Shuma e planit, ndarja e tij në subvencione e kredi, si dhe kushtet për të përfituar para’ janë në qendër të mosmarrëveshjeve.