Bota

Djali i Maduros: Historia do të tregojë se kush ishin tradhtarët!

Pas kapjes së ish-presidentit të Venezuelës, Nicolas Maduro nga forcat amerikane dhe dërgimit në një burg federal në Nju Jork, djali i tij, kongresmeni Nicolás Maduro Guerra, publikoi një mesazh ku foli për “tradhti” brenda rrethit të ngushtë të pushtetit dhe u bëri thirrje mbështetësve të “Çavizmit”, të vazhdojnë mobilizimin në rrugët e Venezuelës.

Historia do të tregojë se kush ishin tradhtarët, historia do ta zbulojë. Do të na shihni në rrugë e do të na shihni përkrah popullit, si edhe duke ngritur flamurin e dinjitetit, deklaroi ai në një regjistrim audio të postuar në mediat sociale.

Politikani 35-vjeçar, është ndër të skeduarit nga SHBA-të në rastet e trafikimit të drogës.

Vendndodhja e “Nicolasitos”, siç njihet djali i Maduro-s, është aktualisht e panjohur. Asnjë zëdhënës i “Çavistëve” nuk ka zbuluar vendndodhjen ose nëse ka personel sigurie apo mbrojtës. Për më tepër, nuk ka pasur raportime për praninë e tij publike që nga nata e operacionit që çoi në kapjen e Maduro-s, as për pjesëmarrjen e tij në demonstratat në mbështetje të “Çavizmës” të mbajtura në Karakas.

Ish-presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro, do të dalë sot për herë të parë para një gjykate federale në Manhattan. Ai pritet të përballet me akuza të rënda për trafik droge dhe armësh. Seanca dëgjimore zhvillohet përpara gjyqtarit amerikan Alvin Hellerstein.

Ndërkaq, Delcy Rodríguez u emërua presidente e përkohshme nga Gjykata Supreme e Venezuelës, por ish-krahu i djathtë i Maduros është kërcënuar tashmë nga Trump:

Ne jemi në kontroll të Venezuelës. Nëse nuk bën atë që është e drejtë do të paguajë një çmim më të lartë se Maduro.

Arrestimi i Maduro-s nga forcat amerikane ka shkaktuar reagime të forta në arenën ndërkombëtare.