Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha mohon që ti këta ardhur një fletëthirrje nga SPAK që ai të paraqitet.
Në konferencë me gazetarët, ai deklaroi se do të paraqitet në Prokurorinë e Posaçme sa herë që të thërrasin, por në rastin për “dosjen e 21” janarit, ai thotë se në adresë të tij nuk ka mbërritur asnjë fletëthirrje.
Sipas Berishës, thirrja mund të ketë shkuar në Parlament, por jo në selinë e PD dhe as në shtëpi.
“Nuk më kanë thirrur. Sa herë që të më thërrasin, unë shkoj dhe nuk kam asgjë”, tha Berisha.
Sali Berisha: Po kanë bërë këtë, janë mashtrues ordiner. Kujt ja kanë ofruar. Nëse këta thonë që ja dërguam dhe nuk e pranoi janë mashtrues dhe të pafytyrë. Unë kam tek pallati njerëz që marrin postën, le të nxjerrin firmën. Unë kam njerëz në seli. Atëherë pse del që paskan marrë vetëm Parlamentin e Taulantit.