Rajoni

Dodik në Beograd/ Presidenti i Republikës Srpska në kërkim ndërkombëtar, shfaqet në mbështetje të Vuçiç!

Presidenti i Republikës Srpska, Milorad Dodik ndodhet në Beograd, që do të thotë se ai përsëri ka kaluar kufirin shtetëror, megjithëse ndaj tij është lëshuar një urdhër-arresti në mes të muajit mars.

Duke intensifikuar bashkëpunimin me Hungarinë, presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiç, po shpreh dëshirën për krijimin e një aleance apo pakti ushtarak. Pas Vuçiçit, edhe presidenti i Republikës Sërpska (RS) të Bosnjë-Hercegovinës, Milorad Dodik, paralajmëroi se ky entitet do të kërkojë të përfshihet në një marrëveshje ushtarake e të sigurisë me Serbinë dhe Hungarinë.

Zyrtarët hungarezë nuk i kanë komentuar këto qëllime të Beogradit dhe Banjalukës, ndonëse Hungaria është tashmë anëtare e një aleance ushtarake, NATO-s

Dodik ka ardhur në tubimin “Nuk e japim Serbinë” për të mbështetur presidentin e këtij shteti, Aleksandar Vuçiç, shkruan klix.ba.

Në mëngjes, ai ishte i ftuar në televizionin e regjimit Informer TV, së bashku me zëvendëskryeministrin e Serbisë, Aleksandar Vulin.

Kur u pyet nga drejtuesi i televizionit, Dragan J. Vuçiqeviq, se sa njerëz parashikon të jenë sot në Beograd, ai tha se “është e vështirë për mua të vlerësoj, por po vijnë shumë njerëz nga RS-ja. Me shpenzimet e tyre. Besoj se do të jenë disa qindra mijëra vetë. Kjo nuk ka të bëjë me Vuçiqin, me politikën… kjo është çështje e popullit serb”.

Më vonë, gjatë bisedës me Vulinin, ai deklaroi se “Bosnja dhe Hercegovina ka synime të këqija për serbët”.