Gossip Showbiz

Donald Trump u dhuron anëtarëve të kabinetit këpucë Florsheim prej 145 dollarësh, çfarë fshihet pas kësaj?

Presidenti amerikan Donald Trump ka zgjedhur një mënyrë të pazakontë për të shpërblyer anëtarët e kabinetit të tij, duke u dhuruar këpucë të markës Florsheim me vlerë rreth 145 dollarë. Kjo markë amerikane, e themeluar në Wisconsin në vitin 1892, njihet për çmime relativisht të përballueshme, me disa modele që shiten edhe për rreth 49 dollarë.

Këpucët janë bërë tashmë pjesë e përditshme e veshjes së disa zyrtarëve të lartë në administratë. Mes tyre përmenden sekretari i shtetit Marco Rubio, zëvendëspresidenti JD Vance dhe sekretari i mbrojtjes Pete Hegseth, të cilët kanë marrë nga një palë këpucë të tilla nga presidenti. Burime nga Shtëpia e Bardhë thonë se Trump e konsideron këtë model si një palë të jashtëzakonshme dhe madje ndjek nëse zyrtarët e tij i veshin gjatë punës.

Një zyrtare e administratës u shpreh me humor se të gjithë djemtë i kanë tashmë këto këpucë. Një tjetër burim ka treguar se një anëtar i kabinetit u ankua se i duhej të hiqte dorë nga këpucët e tij luksoze Louis Vuitton për t’i zëvendësuar me modelin Florsheim. Pasioni i Trump për këtë markë thuhet se u forcua gjatë vitit 2025 dhe që atëherë këpucët me çmim më modest janë bërë pjesë e përditshmërisë në Zyrën Ovale, në një kohë kur administrata e tij ka theksuar vazhdimisht nevojën për uljen e shpenzimeve qeveritare.

Rikujtojmë se së fundmi Donald Trump lëshoi një paralajmërim të ashpër ndaj Iranit lidhur me sigurinë e transportit të naftës në Ngushticën e Hormuzit, një nga rrugët detare më strategjike për tregtinë globale të energjisë. Trump deklaroi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të ndërhyjnë menjëherë nëse Teherani tenton të bllokojë kalimin e naftës përmes kësaj ngushtice.