Duke qenë se sezoni më i bukur i vitit, i cili është i mbushur plot me festa dhe plot me surpriza po afron, a do të kishit dëshirë që të mësoni diçka më tepër rreth detajit më të bukur që na shoqëron përgjatë gjithë kësaj kohe? Bëhet fjalë për pemën e Vitit të Ri.
Shumë persona bazur edhe tek tradita kanë një datë të caktuar për vendosjen e saj, ku një nga ato është edhe data tetë por çdo vit e më shumë kjo gjë po ndryshon. Shepsh herë që tani pa ardhur mirë as mesi i muajit nëntor mund të keni vënë re në shumë dyqane çdo gjë është zbukuruar. Vendosja e pemës është gjithashtu një nga ato ‘ritet’ më të rëndësishme dhe për këtë të gjithë ne biem dakord. Por çfraë do të thotë që ta vendosësh pemën më herët se zakonisht në këtë sezon festash i cili edhe po afron dalëngadalë?

Vendosja e zbukurimeve por edhe e pemës në vetvete sipas një studimi të bërë kohëve të fundit nga ekspertët ka të bëjë me rritjen e entuziazmit dhe lidhen ngushtë me emocionet e fëmijërisë. Psikoanalisti i njohur britanik Steve McKeoën pasi ka bërë disa kërkime dhe disa hulumtime ka arritur në përfundimin se njerëzit të cilët zgjedhin që ta zbukurojnë dhe ta dekorojnë abientin janë më të lumtur se të tjerët.
Në një botë plot stres dhe ankth, njerëzve u pëlqen të shoqërohen me gjëra që i bëjnë të lumtur. Dhe dekorimet e Krishtlindjeve heqin pluhurin nga ato ndjenja të forta të fëmijërisë. Dekorimet e Krishtlindjeve janë një spirancë ose një rrugë drejt emocioneve të fëmijërisë. Pra, vendosja e zbukurimeve më herët rrit entuziazmin.
Prandaj natyrshëm mund që të lindë pyetja Çfarë jeni duke pritur akoma? ngrihuni dhe filloni të dekoroni shtëpinë ose ambientin ku qëndroni pasi sezoni i festave mesa duket po vjen më shpejt nga çfarë e kemi imagjinuar.