Këngëtarja e famshme me origjinë shqiptare Dua Lipa vazhdon të mahnisë publikun me performancat e saj.
Mbrëmjen e kaluar ashtu siç u premtua 23-vjeçarja performoi live në “Sanremo” hitin e saj “Don’t Start Now”.
E veshur me të zeza dhe një stil elegant, Dua performoi kërcimin tashmë të njohur të kësaj kënge që për herë të parë e interpretoi në “MTV European Music Awards”.
“Don’t Start Now” është pjesë e albumit të ri të Duas, “Future Nostalgia” që del në shitje më 3 prill.