Aktualitet

Durrës, digjet garazhi i një pallati në Spille!

Në Durrës, një zjarr përfshiu garazhin e një pallati në zonën e Spitallës, në afërsi të ish-Zdruktharisë, dje në mbrëmje vonë. Flakët u përhapën me shpejtësi, duke shkaktuar panik dhe frikë mes banorëve të lagjes.

Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje shkuan forcat zjarrfikëse, që ndërhynë në kohë për të vënë nën kontroll flakët dhe për të shmangur përhapjen e mëtejshme të zjarrit në pjesë të tjera të ndërtesës apo objekteve përreth.

Për fat të mirë nuk raportohet për të lënduar, ndërsa shkaqet e zjarrit mbeten ende të paqarta dhe po hetohen nga autoritetet. Situata u vu nën kontroll, e pritet një vlerësim i plotë i dëmeve materiale.