Celebrities Gossip Live From Tirana Showbiz

Dushi viral i Jetmirit, reagon Niko Komani: “Unë nuk e di si durojnë ata tjerët pa i hequr…”

Sot në emisionin “Live from Tirana” ishte i ftuar në studio stilisti i njohur Niko Komani për të na folur pak rreth “BBV”. Si e gjykon Niko reagimin e Sarës pasi Bardhit iu komunikua nga vëllai i tij se nëna e tyre ishte në një gjendje të rëndë shëndetësore e si pasojë e kësaj ai la shtëpinë më të famshme në Shqipëri. Zbuloni më shumë duke klikuar në këtë link.

Ndërkaq, banorja e preferuar e Nikos është?

Françeska më pëlqen sepse unë në këtë lojë kam kuptuar që nuk duhet të luhesh dopio. Rikja dhe Roza janë shoqe por jo aleate në lojë, edhe kur kanë debate janë vetëm. Më pëlqen loja e saj, është e drejtpërdrejtë, nuk bën grupim.

Dushi viral i Jetmirit i cili doli nudo?

Është e drejta e tij, ata nuk kanë firmosur për të mos dalë nudo. Unë madje kam pasur pikëpyetje sesi nuk i heqin për t’u larë. Në një moment edhe unë do të kisha dalë. Nuk besoj se e ka bërë për lojë, edhe sikur ta ketë bërë mendoj që secili luan lojën e tij pa thyer rregulloren. Nëse dikush u ofendua mjafton të mbyllin sytë dhe kaq.

Nominimi mes Silvit dhe Ledjonës, kush del sipas Nikos?

Nuk mendoj se Silvi ka biletë kthimi. Mendoj se do të dalë ai dhe do të doja të dilte ai por mendoj se mund të dalë edhe Ledjona sepse ka humbur pak pikë të publiku.

Krisja e çiftit më të përfolur Heidi-Romeo?

Shyqyr aman, të luajnë pak vetëm. Kam pritshmëri nga Romeo, kur je çift nuk arrin të shikojmë sa lojë interesante dhe çfarë strategjie ke zgjedhur sepse janë gjithmonë dy zëra. Shpresoj të luajë secili tek.