Aksident me pasojë vdekjen këtë pasdite në Dibër. Një automjet tip furgon ka përplasur një kalimtar të moshës 70 vjeç i cili ka humbur jetën. Ngjarja ndodhi pranë Fshatit Grezhdan në aksin rrugor Shupenzë-Peshkopi. Raportohet edhe për një person të plagosur që është dërguar në spital. Dyshohet se shkak për aksidentin e rëndë të jetë bërë terreni i rrëshqitshëm nga reshjet e shiut.