Dy pacientë të paralizuar kanë mundur të ecin distanca të shkurtra dhe madje të ngjisin përsëri shkallët pas implantimit të elektrodave në trurin e tyre. Të dy ata kishin pësuar dëmtime të rënda në shtyllën kurrizore që i kishin detyruar të mbeteshin në karrocë. Kirurgu përdori një teknikë të quajtur stimulim i thellë i trurit për të “ri-zgjuar” fibrat nervore të fjetura në palcën kurrizore dhe për të rivendosur kontrollin mbi muskujt e këmbëve.
Wolfgang Jaeger, 54 vjeç, ka dëmtuar kolonën cervikale në një aksident skijimi në vitin 2006 dhe kishte qenë i detyruar të zbriste shkallët duke u ulur me të pasme. Por që nga implantimi i elektrodave dy vjet më parë, ai ka punuar intensivisht me fizioterapistët për të rikuperuar lëvizshmërinë e gjymtyrëve të tij. Ai tha për Sky News:
Nëse dua, mund të ec pak, të zbres dhe ngjitem shkallëve ose nëse kam nevojë për diçka në kuzhinë ku duhet të ngrihem mund ta bëj. Në të ardhmen mendoj se nuk do të kemi nevojë për karrocë më.
Kjo shpikje historike erdhi pasi neuroshkencëtarët në Institutin Shkencor të Teknologjisë të Federatës Zvicerane në Lozanë (EPFL) përdorën inteligjencën artificiale për të hartuar të gjitha neuronet në tru që ndihmojnë kafshët të ecin. Për habinë e tyre, një rajon i quajtur hipotalamusi lateral, i njohur për përfshirjen në ngacmimin dhe stimujt, u identifikua si një pjesë që ndihmon në ecje.
Pas testeve të suksesshme në kafshë, ekipi zviceran vendosi elektrodë në hipotalamusin lateral të pacientëve njerëzore. Teknika, e cila përdoret gjerësisht për të kontrolluar dridhjet në pacientët me sëmundjen Parkinson, realizohet ndërsa pacientët janë plotësisht të zgjuar. Vetëm në këtë mënyrë kirurgët mund të sigurohen që kanë arritur në vendin e duhur në tru, me forcën e duhur të stimulimit.
Rikujtojmë se Mark, një 64-vjeçar me sklerozë laterale amiotrofike ose ALS, përdor Amazon Alexa gjatë gjithë kohës, duke e kontrolluar me anë të zërit. Por tani, falë një implanti të trurit, ai mund të kontrollojë asistentin virtual me mendjen e tij. ALS prek qelizat nervore në tru dhe palcën kurrizore, duke shkaktuar humbje të kontrollit të muskujve me kalimin e kohës. Mark ka lëvizshmëri të kufizuar për shkak të gjendjes.
Ai mund të ecë dhe të flasë, por nuk i përdor krahët dhe duart. Si pjesë e një prove klinike, ai mori një ndërfaqe tru-kompjuter, ose BCI, të krijuar nga startup Synchron në gusht të vitit 2023. Bëhet e ditur se Synchron po zhvillon një BCI që dekodon sinjalet e trurit për t’u lejuar njerëzve me paralizë aftësinë për të kontrolluar pajisjet digjitale vetëm me mendimet e tyre.