Aktualitet

Bllokohen 6 ton mish në Korçë

Gjashtë ton mish u bllokuan nga AKU-ja në Korçë, dy ditë pas bllokimit të pijeve të skaduara. Shkak u bë mungesa e kushteve higjieno-sanitare si dhe e dokumentacionit për kontrollet veterinare të mishit. Operacioni është në vijimësi të punës për disiplinimin e therjeve dhe të tregtimit të produkteve shtazore në funksion të sigurisë ushqimore dhe në kuadër të masave të përforcuara gjatë sezonit turistik.