Policia britanike konfiskoi dhe dërgoi për ekzaminim dy kanaçe të mbeturinave në Salisbury për të parë nëse ka gjurmë të një agjenti nervor si pjesë e hetimit të helmimit të Charlie Rowley dhe Dawn Sturgess në Amesbury. Hetuesit besojnë se çifti është kontaminuar me agjentin nervor Novichok nga një shishe e vogël parfumi. E njëjta subtancë helmuese vdekjeprurëse është pikasur edhe në rastin e ish spiunit rus Sergey Skripal dhe vajzës së tij Julia.