Health & Beauty Vitality Vibes | News

E ardhmja e Onkologjikut në Shqipëri/ Fatjona Pupuleku: “Kemi shumë për të bërë”!

“Vitality Vibes” është një emision që ka për qëllim informacionin mjekësor për dëgjuesit në lidhje me simptomat e para të disa sëmundjeve dhe kurimin e tyre. Mënyra e rrëfimit të pacientëve sesi nisin simptomat e para në formën e rrëfimeve, vizitat tek mjeku, rrëfimet e mjekëve për dyshimet e tyre në lidhje me diagnozën e saktë, vendosja e saktë e diagnozës dhe fillimi i kurimit. Bashkëpunim me mjekë të njohur dhe personazhe të njohur të cilët kanë pasur eksperienca sëmundjesh. Ky emision ka si synim informimin e publikut mbi të rejat në fushën e mjekësisë, kërkimet, teknologjitë e reja dhe gjithçka tjetër.

E ftuar në emisionin e sotëm me Ilvi Begollin ka qenë Fatjona Pupuleku (Kraja), mjeke dhe kërkuese shqiptare me përvojë të gjerë në fushën e mjekësisë. Intervista kryesisht u bazua në një nga temat më të përfolura të mjeksisë siç është kanceri, ndaj Fatjona na shpjegoi më tej cilët janë faktorët dhe shkaktarët.

Një temë tjetër e cila u diskutua ishte e ardhmja e Onkologjikut në Shqipëri, ose kancerin në Shqipëri. Për këtë, Fatjona Pupuleku u shpreh:

Kemi shumë për të bërë. Mendoj që duhet të kalojmë jo vetëm nga faza vetëm për të thënë, por duhen bërë vërtetë gjërat për të qenë. Mendoj që ka nevojë për programe. Ashtu siç është bërë për kancerin e gjirit, duhen bërë edhe për një sërë tumoresh të tjera. Kemi nevojë për investime në infrastrukturë, investime në teknologji, të cilat do të na mundësojnë që të trajtojmë pacientët e Onkologjikut me një standard të lartë.