Gossip Showbiz

“E dija që ai ishte personi…” Rrëfimi i Zendaya për Tom Holland i emocionoi të gjithë!

Zendaya ka ndarë një moment intim nga fillimet e historisë së saj me Tom Holland, duke zbuluar se ndjeu menjëherë diçka ndryshe që në takimin e parë.

Gjatë një paraqitjeje në podkastin “The New York Times Modern Love”, aktorja kujtoi audicionin për filmin “Spider-Man: Homecoming”, ku u njoh për herë të parë me Holland.

E dija që ai ishte personi im sepse nuk ndihem nervoze pranë tij. Ndihem shumë e qetë dhe ndihem më nervoze kur jam larg tij sesa kur jam me të

-rrëfeu ajo, duke habitur fansat me sinqeritetin e saj.

Megjithatë, momenti i parë nuk ishte pa emocione. Zendaya pranoi se kishte qenë mjaft nervoze kur e takoi për herë të parë aktorin, por ishte pikërisht sjellja e tij që e ndryshoi gjithçka.

Ai më qetësoi duke qenë një njeri i mirë dhe duke më bërë të ndihem rehat. Ishte i mrekullueshëm që në fillim

-shtoi ajo.

Sipas burimeve pranë çiftit, marrëdhënia e tyre kishte nisur që në vitin 2017, por u konfirmua publikisht vetëm në vitin 2021.

Ndërkohë, në fillim të vitit 2025 qarkulluan edhe thashetheme për një fejesë, ndërsa stilisti i saj, Law Roach, ka hedhur edhe më shumë dyshime duke deklaruar se ata mund të jenë tashmë të martuar.