Lifestyle

E dimë që në ditët me shi nuk dëshironi të bëni asgjë por ja disa mënyra se si t’ia riktheni humorin vetes!

Një ditë me shi, e zymtë, të bën të ndihesh pa energji dhe pa motivim. E vetmja gjë që duam të bëjmë është të qëndrojmë në shtrat gjithë ditën. Nëse hapësira juaj e punës ose vendi ku qëndroni në shtëpi është i mbushur me dritë natyrale, kur jashtë është kohë e zymtë, ora juaj e brendshme mendon se jeni afër gjumit gjithë ditën. Prandaj kujdesuni të ndriçoni hapësirën me drita. Shiu është relaksues në kohën e gjumit. Nëse ju duhet të qëndroni të motivuar dhe energjik në një ditë me shi, duhet të harroni plotësisht se po bie shi.

Nxirrni kufjet, zgjidhni një listë muzikore optimiste, energjike dhe mos e mbani mendjen te retë e errëta dhe shiu jashtë. Nëse hapësira juaj e stërvitjes është jashtë, shiu ndikon në rutinën tuaj të përditshme. Për ditët me shi, bëni një rutinë ushtrimesh në shtëpi ose shkoni në palestër, ose edhe thjesht shkoni për një shëtitje. Edhe shumë pak lëvizje luan një rol të madh në ngritjen e humorit gjatë ditëve me shi.

Blini disa çizme shiu, sepse nuk janë kurrë të panevojshme. Vishni një kapuç, një xhup të papërshkueshëm nga uji, merrni një çadër dhe vijoni ditën tuaj si normalisht. Shiu nuk ka pse t’ju prishë rutinën. Kur bie shi dhe ftohtë është një ide më e mirë që t’i jepni energji trupit tuaj me ushqime të shëndetshme. Do të jeni edhe më të fokusuar.

Ndizni disa qirinj që ju kujtojnë diellin e verës ose plazhin. Ditët me shi mund të krijojnë një kohë të mirë për të përmbushur detyrat që kërkojnë pak më pak fokus ose energji. Për të qëndruar produktiv në një ditë me shi, mund t’ju duhet të rishkruani listën tuaj të detyrave. Pavarësisht nga dita, moti apo temperatura është e rëndësishme të jeni të motivuar dhe të qëndroni pozitivë.