Kim Kardashian ka ndarë me ndjekësit një përditësim të sinqertë nga rruga e saj drejt karrierës ligjore, duke zbuluar se nuk e ka kaluar provimin e jurisprudencës këtë herë, por mbetet më e vendosur se kurrë për të arritur qëllimin.
Miliarderja dhe themeluesja e “Skims”, e cila hyri në provim në korrik, publikoi një mesazh në Instagram Story, ku tregoi se nuk e kishte kaluar testin, por se nuk ka ndërmend të ndalet.
Epo… ende nuk jam avokate, thjesht luaj një avokate me stil në TV
– shkroi ajo me humor, duke iu referuar serialit të saj të ri në Hulu, All’s Fair.
Kardashian shtoi se, pavarësisht pengesave, do të vazhdojë të punojë fort për të realizuar ëndrrën e saj.
Gjashtë vjet në këtë udhëtim drejt ligjit dhe unë jam ende plotësisht e përkushtuar derisa ta kaloj provimin. Pa rrugë të shkurtuara, pa dorëzim, vetëm më shumë studim dhe edhe më shumë vendosmëri
– theksoi ajo.
Kim, e cila prej vitesh ndjek një program alternativ për t’u bërë avokate në Kaliforni, falënderoi ndjekësit për mbështetjen dhe inkurajimin e vazhdueshëm.
Në fund, ajo përfundoi me një mesazh pozitiv që tregon forcën e karakterit të saj:
Të mbetesh pak për ta kaluar nuk është dështim, është karburant. Kam qenë aq afër për ta kaluar provimin dhe kjo më motivon edhe më shumë. Le të vazhdojmë përpara!
Kardashian nisi rrugën drejt ligjit pas ndikimit të madh që pati në çështje të drejtësisë sociale dhe reformës penale në SHBA, duke ndihmuar në lirimin e disa të dënuarve padrejtësisht.
Megjithëse ende nuk e ka marrë licencën, përkushtimi dhe këmbëngulja e saj e kanë bërë një nga figurat më frymëzuese për të gjithë ata që ndjekin ëndrrat e tyre, pa u dorëzuar.