Gossip

“Të gjithë fallxhorët janë gënjeshtarë!” – Kim Kardashian shpërthen pasi dështon në provim?

Kim Kardashian ka treguar së fundmi se para se të hynte në provimin e jurisprudencës, kishte kërkuar ndihmën e disa fallxhorëve, por parashikimet e tyre rezultuan krejtësisht të gabuara.

Në një video të publikuar në rrjetet sociale, ylli i “The Kardashians” shfaqet duke bërë grim, ndërsa flet me dikë në telefon dhe shpreh zhgënjimin e saj për parashikimet që nuk dolën të vërteta.

Të gjithë fallxhorët e mallkuar me të cilët jemi takuar, janë gënjeshtarë! Katër prej tyre më thanë se do ta kaloja provimin e jurisprudencës, por ja që nuk ndodhi. Mos u besoni asgjëje që thonë,” dëgjohet të thotë Kim me humor dhe ironi

Miliarderja dhe themeluesja e markës SKIMS kishte treguar më parë se nuk e kishte kaluar provimin, por se nuk ka ndërmend të heqë dorë nga rruga e saj drejt karrierës ligjore.

Epo… ende nuk jam avokate, thjesht luaj një avokate me stil në TV

-ka shkruar ajo në një postim në Instagram, duke iu referuar serialit të saj të ri në Hulu, “All’s Fair”.

Ky rrëfim ka shkaktuar reagime të shumta në rrjet, me ndjekës që e kanë përgëzuar për sinqeritetin dhe aftësinë për të marrë me sportivitet dështimet e përkohshme.