Kim Kardashian ka ndarë me ndjekësit e saj disa fotografi joshëse nga pushimet në Karaibe me motrat Khloe, Kendall dhe Kylie Jenner, por në vend që të merrte vetëm komplimente, ylli i reality show-t u përball me një valë shqetësimesh nga fansat.
Në imazhet e postuara në Instagram, 45-vjeçarja pozon mbi disa shkëmbinj të mbuluar me myshk të lagësht, e veshur me një kostum banje të bardhë dhe një fund transparent.
Megjithëse pamjet ishin estetike dhe plot stil, ndjekësit u alarmuan për sigurinë e saj.
Mos ec mbi shkëmbinj me myshk!
-i shkroi një fans në koment, ndërsa një tjetër shtoi:
Ki kujdes, Kimmy, duket shumë e rrëshqitshme!
Pavarësisht reagimeve, disa prej miqve të saj të famshëm, përfshirë Lindsay Lohan, Amy Schumer dhe Khloe Kardashian, pëlqyen postimin, duke i dhënë mbështetje yllit të “The Kardashians”.
Fotografitë erdhën vetëm pak orë përpara se Kim të merrte rezultatet e provimit të saj të jurisprudencës në Kaliforni, një hap i rëndësishëm në rrugëtimin e saj për t’u bërë avokate, ashtu si babai i saj i ndjerë, Robert Kardashian.
Provimi, i njohur për vështirësinë e tij, përfshin pyetje me zgjedhje, ese dhe teste praktike.
Ndërkohë, periudha përgatitore për provimin është zhvilluar paralelisht me angazhimet e shumta publike të Kim, e cila së fundmi ka reaguar ndaj politikave të emigracionit të Donald Trump, duke i quajtur “çnjerëzore”.
Reagimet ndaj qëndrimeve të saj kanë qenë të ndara, disa e vlerësojnë guximin e saj për të folur hapur, ndërsa të tjerë e kritikojnë për përfshirjen në çështje politike.
Megjithatë, pavarësisht komenteve e polemikave, Kim Kardashian vazhdon të mbetet një nga figurat më të ndjekura dhe më të përfolura në botën e showbizit.