Beatrix Ramosaj është një nga vajzat më të komentuara të showbiz-it shqiptar. Shumë e përfolur për muzikën e saj, jetën personale por edhe look-un shumë të pëlqyer, Beatrix ia del të jetë gjithnjë në qendër të vëmendjes.
E teksa çdo veshje e saj pëlqehet shumë nga fansat, duket se ngjyra e kuqe në veshje, e veçanërisht në fustane ka marrë vëmendjen e Beatrix.
Duket se ajo e pëlqen shumë këtë ngjyrë teksa shpeshherë e kemi parë të veshur me të, sa në shtëpinë e “BBV”, aq edhe jashtë saj.
Shpeshherë e kemi parë Beatrix me fustan të kuq, teksa njëri ka qenë pa rripa, dhe një tjetër tërë shkëlqim.
Nuk ka munguar as fustani i kuq flakë i Trixës me një të çarë.
Ajo gjithashtu ka zgjedhur kostumin fund dhe bluzë në ngjyrë të kuqe në një nga postimet e saj në Instagram.
Një tjetër lëkure ka marrë shumë pëlqime dhe komente gjithashtu.
Ndërkohë, shumë kohë më parë, Beatrix ka zgjedhur një fustan madhështor në ngjyrë të kuqe dhe duket sikur sapo ka dalë nga ndonjë përrallë.
Një tjetër fustan i thjeshtë dimëror gjendet në gardërobën e Beatrix.
Me të kuqe apo jo, Trixa gjithmonë merr pëlqimin e shumë fansave të saj. Por duket se kjo ngjyrë është ndër të preferuarat e saj.