Këngëtarja e famshme Miley Cyrus njihet për çmenduri të pazakonshme në jetën e saj, por kësaj here ka bërë diçka që ka shokuar të gjithë fansat e saj.
E pabesueshme, por 27-vjeçarja ka publikuar në rrjetet sociale një foto nudo brenda një arkivoli. Në foto mban një paruke të verdhë, gjoksin e mbulon me të dy duart e saj, ndërsa në pjesën e poshtme me një buqetë me lule të bardha.
Ky pozim është pjesë e librit të fotografit Vijat Mohindra, të ardhurat e të cilit do të shkojnë për fondacionin “Happy Hippie” që ndihmon të rinjtë LGBT që janë të pastrehë.
Libri zyrtarisht shitet për 50 dollarë, përfshin 200 fotografi me ngjyra, sipas botuesit. Gjithashtu përfshihen të gjitha imazhet që e bënë të famshëm Mohindrën, si dhe foto të reja të shkrepura ekskluzivisht për këtë libër.
https://www.instagram.com/p/CHXEPcol-YK/?utm_source=ig_web_copy_link