Gossip Showbiz

E papritur! Shakira anulon koncertin dhe është shtruar në spital?

Shakira ka njoftuar se ka anuluar koncertin e saj në Lima të Perusë, pasi është shtruar në spital për një problem me stomakun. Nëpërmjet një postimi në Instagram, ajo shpjegoi se mjekët i kanë rekomanduar që të mos performojë dhe se aktualisht po kurohet.

Këngëtarja shprehu dëshpërimin e saj për mos mundësinë e ngjitjes në skenë, por theksoi se është emocionuar për mundësinë e takimit me publikun peruan në një tjetër rast.

Shakira kishte arritur në Peru të premten mbrëma, ku ishte planifikuar të performonte të dielën dhe të hënën, pas koncertit në Brazil javën e kaluar.

Ajo po zhvillon një turne për të promovuar albumin e saj të fundit, “Las Mujeres Ya No Lloran”, i cili trajton ndarjen e saj nga Gerard Pique.

Këngëtarja shpreson të rikuperohet shpejt dhe të mund të përmbushë angazhimet e saj të ardhshme, ndërsa ekipi dhe organizatorët janë duke punuar për të caktuar një datë të re për koncertin e anuluar.

Turneu do të vazhdojë në maj dhe qershor në SHBA.