Gjesti dhe Egli Tako kanë pasur një bisedë të tensionuar gjatë ditës së sotme në “Big Brother VIP Albania 4”.
Gjatë bisedës, Gjesti i ka thënë Eglit se ka folur me psikologët për shkak të gjendjes së rënduar emocionale, duke deklaruar:
Mbrëmë kam folur me psikologë, në gjendje më të rëndë s’kam qenë kurrë.
Egli i është përgjigjur që po ashtu duke thënë se ka biseduar për rreth një orë me psikologët, dhe ka shprehur për Gjestin se situata nuk ka qenë për faj të saj, por për shkak të Valbonës.
Edhe unë kam qenë në psikologë dje, nuk ka qenë prej meje. Ke qenë prej Valbonës
Marrëdhënia mes tyre duket se është ftohur pas momentit kur Gjesti ka zgjedhur Rizartën për të fjetur, si pjesë e një sfide të Vëllait të Madh.
Kjo ka shkaktuar një distancim të Egli-t, e cila ka vendosur të tërhiqet dhe të ruajë një distancë nga artisti.