Gossip Showbiz

Egli Tako flet për lojën e saj në ”Big Brother”: “Jam keqkuptuar, nuk do të…”

Ish-banorja e Big Brother Albania, Egli Tako, ka folur hapur për eksperiencën e saj në reality show dhe jetën pas daljes nga shtëpia më e famshme në vend, gjatë një interviste në Shqipëria Live.

Ajo u shpreh se nuk do të ndryshonte asgjë nga loja e saj, duke theksuar se çdo përvojë ka qenë pjesë e rrugëtimit të saj personal.

Janë hapa që mua më kanë sjellë këtu ku jam sot, jam shumë falënderuese. Kështu që nuk do të ndryshoja asgjë që është e shkruar nga Zoti për të ndodhur

-u shpreh Tako.

Ajo theksoi gjithashtu se është keqkuptuar nga publiku, duke shtuar se gabimet janë pjesë e natyrshme e jetës dhe e konsideron gjithë përvojën si një cikël jetësor.

Mendoj që jam keqkuptuar. Njerëzit dinë të kuptojnë shumë mirë, por shpesh ata që sulmojnë apo japin mend janë pikërisht ata që gabojnë vetë. Nuk mendoj që ka njeri që nuk ka gabuar në jetën e vet, është cikël jete

-tha ajo.

Gjatë qëndrimit në format, Egli mori kritika të shumta për lojën dhe energjinë që solli në shtëpi. Ajo u komentua veçanërisht edhe për raportin me banorin Gjesti dhe mënyrën si iu qas kësaj marrëdhënieje, çështje që nxiti reagime të shumta në publik.