Einxhel Shkira ka ndarë me ndjekësit një video të veçantë dhe emocionuese, ku shihet momenti kur i ka treguar partnerit të saj, Dj Dagz, se janë në pritje të fëmijës së tyre të dytë. Në video, Einxhel i jep lajmin Dagz-it me emocione dhe reagimi i tij është plot surprizë dhe gëzim.
View this post on Instagram
Çifti, i cili u bë shumë i njohur për publikun gjatë pjesëmarrjes së tyre në edicionin e parë të “Big Brother VIP Albania”, ka ndërtuar një familje të lumtur dhe të dashur. Ata janë tashmë prindër të një djali të quajtur Trev, emri i të cilit simbolizon bashkimin e trevave shqiptare. Me ardhjen e fëmijës së dytë, familja e tyre do të zgjerohet edhe më shumë.