Celebrities Music

Ekskluzivisht për TAR/ Juli i “Përputhen” dhe këngëtari Joni Aliraj na tregojnë më shumë rreth këngës së tyre më të re!

Sot në emisionin “Live from Tirana” ishin të ftuar në studio ish-konkurrenti i “Përputhen”, Juli dhe këngëtari/kitaristi Joni Aliraj për të na folur më shumë rreth këngës së tyre më të re, “Frymën ma merr”. Si ka nisur pasioni për këngën dhe muzikën në përgjithësi për Julin? Për më shumë ai na tregon:

Juli: Pasioni për këngën ka nisur që para 1o-12 vitesh, e kam nisur por e lash për shkak të udhëtimeve, luaja për qejfin tim dhe kur erdha në Tiranë fillova muzikën por pastaj e lash për radion dhe televizionin. Të gjithë ju që keni kaluar të paktën njëherë nga radio është pasion që nuk vdes asnjëherë, ke një lidhje personale me veten dhe njerëzit, të tjerat janë dytësore. Para radios muzika për mua është dytësore. Radio i përmbledh të gjitha.

Joni: Unë në fillimet e mia vendosa të krijojë një Band, isha në kërkim të instrumentistëve dhe i kisha thënë dikujt që nëse njihni një baterist më thoni. E kontaktova Julin, bisedova, m’u duk njeri i thjeshtë, nuk ishte i famshëm akoma. U krijua bandi, disa u larguan por Juli mbeti dhe përveç se si muzikant mbetem dhe miq shumë të mirë. 

Disa detaje rreth këngës më të re “Frymën ma merr”?

Juli: Është këngë e bukur sepse e ka bërë Joni Aliaj, i cili jo vetëm këtë por ka bërë edhe 13 të tjera. Ky ka qenë bashkëpunimi ynë i parë. Është profesionist dhe unë një album të tërë do të bëja me të. Por të bësh album duhet të lesh aventurat.(qesh). Më bëhet qejfi që më njohin si “Aventurat e Julit”.

Joni: Videoklipi është bërë në plazhin e Durrësit, e zgjodhi kameramani, nuk donim të ishim larg Tiranës.

Juli: Pasi kënga mbaroi thashë: “Uau më në fund e bëmë”. Shumicën e këngës e ka bërë Joni, unë kam punuar pak me tekstin. Tani së fundmi kam një ‘reality show’ në planet e mua që dua të sjellë në Shqipëri, një ide e imja prej 4 vitesh. Po punoj për disa projekte të tjera dhe udhëtimet në mes tyre gjithmonë. Kemi kohë për çdo gjë.