Ditën e sotme, në Ditën Ndërkombëtare të Beqarëve, ishte e ftuar në emisionin “Live From Tirana”, ish-konkurrentja e “Për’puthen 3”, Arlinda Nezha e njohur si Tola, e cila nuk është më pjesë e programit. A është shfaqur Tola në emision ashtu siç është në jetën reale?
Ja se çfarë thotë ajo:
Nëse do të themi për një tipologji që i takonte ekranit, do bëja gjëra të tjera ndryshe. Jam munduar të tregoj atë që jam unë dhe pse duhet të ndryshoj në fund të fundit. Mund të shtiresh 1 ose 2 muaj pastaj nuk shtiresh dot më. Tani që jam jashtë jam më e qetë, më e relaksuar dhe jam kthyer në normalitet. Për momentin po merrem me profesionin tim që kam vite që e bëj por këto kohë jam duke parë për diçka tjetër, po punoj për disa projekte.
Në lidhje me eksperiencën e saj në “Për’puthen”, ish-konkurrentja shprehet se:
Është një ndër eksperiencat më të bukura që kam kaluar në jetën time deri më tani. Nuk pendohem për asgjë, nëse do isha edhe njëherë tjetër nuk do të shtoja dhe as nuk do të hiqja asgjë.
Çfarë e shtyu Tolën të bëhej pjesë e “Për’puthen”?
Unë e kam thënë që doja të kisha një njohje të re në ekran, doja të dija si është të njihesh në ekran dhe sigurisht më pëlqen edhe pjesa e televizionit pse jo.
Sipas Tolës, cili nga djemtë përmbushte pritshmëritë e saj?
Në aq pak kohë nuk arrin ta njohësh një person fiks ashtu siç duhet. Më ka bërë përshtypje kur të pyesin ku je ti më shumë, në jetën reale nuk kam dashuruar njeri për dy muaj por vetëm pëlqim. Nuk mund t’i jap prioritet një djali në kaq pak kohë. Kam arritur të bëj më shumë shok aty. Kam kontakt me të gjithë, si me vajzat ashtu edhe me djemtë. Kam pasur disa pëlqime aty, një djalë që është me karakter të fortë që mua më ka mbështetur dhe respektuar dhe më përshtatet është Albi. Kam thënë që nëse del i papërputhur mund të njihemi edhe jashtë. Pavarësisht se nuk jam më pjesë, jam një ndjekëse e rregullt sidomos që i njoh edhe nga afër, kam kuriozitet t’i ndjek.
Lidhur me situatën e krijuar mes Alvisës dhe Hysenit, Tola thotë se:
Nuk e kam ndjekur por kam parë disa sekuenca të shkurtra në Instagram dhe TikTok ku kam parë që ka pasur tension dhe mashtrime. E kam ndjerë sepse kam qenë pjesë e “Përputhen” dhe e di çfarë tensioni ka aty, bëhet një lëmsh e gjithë situata. Unë kam bërë një status, që jo për t’i hequr barrë vetes as për t’u justifikuar por për ta shpjeguar çfarë kam dashur të them. Kam thënë djall për Alvisën përsa i përket lojës por kundër sulmit që ju bë Alvisës nuk jam dakord sado të vërteta të ketë.
Jap një gjykim si publik, nuk jam aspak pro veprimeve të Hysenit që e ka inçizuar, përndjekur dhe shantazhuar sepse është shumë e rëndë. Unë nuk kam vënë re asnjë veprim sepse përsa kam qenë aty ka qenë shumë i sjellshëm me ne dhe në program nuk flisnin fare me njëri-tjetrin. Deri diku justifikoj shpërthimin e vajzave dhe studios sepse Alvisa tha nuk flas fare me atë lloj personi dhe tani dalin video që kanë qenë bashkë. Ishte shumë e tepërt si gjë, por Hyseni e tregoi që Alvisa kishte bërë një lojë por nuk jam askushi të gjykoj se çfarë vendimi mund të marrë produksioni. Alvisa në fund thotë që kam qenë e dhunuar absolutisht kjo është e papranueshme. Uroj mos t’i ndodhë asnjë vajze. Alvisa ka përkrahjen time, të produksionit dhe të gjithë njerëzve. Ne presim që Alvisa të flasë dhe të na qartësojë për gjithë këtë situatë.
Si është ndjerë Tola për komentet pozitive nga publiku?
Normalisht që më ka ardhur mirë por unë e tillë jam dhe nuk është se më ka bërë dhe ndonjë përshtypje të madhe. Pak ditë para sesa të dilja, vendosa të hap kërkesat e mesazheve në Instagram dhe i falenderoj të gjithë sepse nuk kam pasur mundësi t’i falenderoj. Në fillim jam gjykuar për zërin e trashë. Nuk më kanë ndikuar farë komentet negative, por normalisht prekesh kur flasin për familjen. Në momentin që kam vendosur të jem një personazh publik, i pranoj të gjitha komentet. E rëndësishme është që mua nuk më ndikojnë.
Së fundmi, Tola ka udhëtuar për disa ditë në Turqi dhe tregon se:
Kisha përshtypjen se do të ishin të gjithë çunat si Meliku, por jo u zhgënjeva (qesh). Unë kam dalë me Melikun dhe është një djalë shumë i mirë dhe i sjellshëm.
Në mbyllje, Tola na tregon rreth planeve të saj më të afërta, e cila shprehet se:
Deri tani nuk jam përputhur, kam pasur disa angazhime, po merrem me punët e mia. Uroj të ndodhë por momentalisht jo, nuk kam në plan sepse dua të qetësohem më shumë me veten time dhe po merrem me gjërat e mia.