Bota

Eksodi më i shpejtë i shekullit/ Mbi 1 milion refugjatë janë larguar nga Ukraina në vetëm një javë

Sipas agjencisë së OKB-së për refugjatët më shumë se 1 milion persona janë larguar nga Ukraina për shkak të agresionit rus.

Kreu i kreu i agjencisë së Kombeve të Bashkuara për refugjatët, Filippo Grandi tha:

“Në vetëm shtatë ditë ne kemi qenë dëshmitarë të eksodit të një milion refugjatësh nga Ukraina në vendet fqinje.

Ka ardhur koha që lufta të marrë fund”, tha ai.

Sipas OKB-së ky është eksodi më i shpejti i refugjatëve gjatë këtij shekulli.

Shifrat po ndryshojnë, por të paktën 1 milonë ukrainas janë detyruar të largohen nga vendi i tyre që nga fillimi i sulmit rus dhe numri pritet të rritet në ditët në vijim.

Ndërkohë, Polonia dhe vendet e tjera të BE-së po ofrojnë strehim falas për refugjatët ukrainas.