Live From Tirana Sociale

Eksperti i punësimit: “Mbi 27 mijë të huaj që punojnë në Shqipëri, sektori i turizmit ka nevojë ekstreme…”

I ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ka qenë Arbër Xhihani, ekspert punësimi. Ai ka folur më shumë mbi problematikat e tregut të punës sot, punonjësit e huaj në Shqipëri por jo vetëm…

A kemi të dhëna zyrtare se sa të huaj kanë ardhur në Shqipëri për të punuar?

Vetëm në 2025 janë mbi 17 mijë të huaj që kanë ardhur. Janë diku rreth 27 mijë të huaj që punojnë në Shqipëri, kryesisht në sektorin e turizmit. Ardhja e punonjësve të huaj tregon se ka një nevojë ekstreme sidomos sektori i turizmit për punonjës dhe kjo ka çuar edhe në lëvizje ndërshtetërore. Kemi pasur edhe takime të përfaqësuesve të Shqipërisë në Filipine për të lehtësuar procedurat e transferimit të punonjësve të huaj. Në informacionet e fundit, ka dhe procedura për lehtësim në marrjen e lejes së qëndrimit dhe lejes së punës, në 1 muaj nga 3 muaj që ka qenë. Kjo lehtëson edhe lëvizjen shpesh jo me kontrata të përjershme apo afatgjata, por dhe me kontrata të përkohëshme.