I ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ka qenë Arbër Xhihani, ekspert punësimi. Ai ka folur më shumë mbi problematikat e tregut të punës sot, punonjësit e huaj në Shqipëri por jo vetëm…
Pse lind nevoja për kaq shumë punonjës të huaj në Shqipëri dhe pse nuk preferohen këto punë nga të rinjtë shqiptarë?
Të rinjtë e sotëm po orientohen drejt fitimit të shpejtë. Nuk mendojnë më për karrierë, nuk mendojnë më për të nisur një profesion. Kjo po e kthen problematike. Gjithashtu kërkojmë vetëm të drejtat, por harrojmë detyrimet. Shpesh herë të rinjtë qëndrojnë në kafene dhe presin që e mira t’u bjerë nga lart…
A është zgjidhje afatgjate ardhja e punonjësve të huaj?
Mendoj se do të jetë e vazhdueshme. Tashmë jemi në një shoqëri që i ka hapur dyert për punonjësit e huaj. Jemi në një krizë të fuqisë punëtore. Këtë e tregojnë shifrat e frikshme të ardhjes së punonjësve të huaj në Shqipëri.