Live From Tirana Sociale

“Kemi orë të larta pune dhe pagesa të ulëta, humb dëshira për të shkuar në punë…”/Eksperti: Problematikat në tregun e punës sot…

I ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ka qenë Arbër Xhihani, ekspert punësimi. Ai ka folur më shumë mbi problematikat e tregut të punës sot, punonjësit e huaj në Shqipëri por jo vetëm…

Cilat janë disa problematike që has tregu i punës sot?

Sot po shikoja një postim nga Organizata Botërore e Punës, ishte për orët mesatare që punohen në Europë. Fillonin nga 38 orë dhe uleshin në 32 orë mesatarisht në javë. Mendoj se jemi akoma një shoqëri që kemi orë shumë të larta pune gjatë javës, sidomos në sektorin privat, dhe kjo është një nga problematikat kryesore për t’u zgjidhur. Kjo jo vetëm që krijon problematikë në pagesa më të ulëta, por dhe problematika në performancën e punonjësve, sepse lodhja ndikon negativisht. Dhe humb dhe dëshirën për të shkuar në punë. Jemi gjithashtu një shoqëri që kemi një numër të madh aksidentesh në punë, me raste edhe fatalitete. Kjo vjen sepse ato aksidentet e lehta shpesh neglizhohen dhe më pas vijnë aksidentet e mëdha dhe pastaj dhe fatalitetet. Ndjekja e problematikave dhe proceseve duhet të kthehet në kulturë. Kemi problematikë dhe organizimin, duhet të dëgjohen realisht problemet e punonjësit. Do të duhet që të adresohen ankesat në vendin e duhur dhe të gjejnë zgjidhjen e duhur.