Showbiz

Elgit Doda dhe Klea Huta martohen në fshehtësi

Javët e fundit është përfolur shumë për çiftin simpatik të showbiz-it, Elgit Doda dhe Klea Huta.

Lajmet nisën që nga ceremonia e improvizuar që dyshja pati në “Shiko Kush Luan” në Top Channel e deri tek fakti që ata do të bëhen prindër për herë të parë pasi Klea është në pritje të ëmbël.

Mesa duket ata janë martuar në fshehtësi në një ceremoni krejtësisht sekrete dhe nuk dihet se ku apo kur është zhvilluar e kush ka qenë i ftuar.

Megjithatë, Elgiti dhe Klea na e kanë zbuluar këtë ngjarje nëpërmjet disa fotove të postuara në rrjetin social Instagram.

Ata kanë realizuar një set fotografik në shkretëtirën Agfay në Marok ku duken më të bukur se kurrë.