Aktualitet

Eliminimi i Ervis Dedës, Nuredin Dumani flet në GJKKO!

Në Gjykatën e Posaçme, GJKKO, vijon edhe sot seanca ku i penduari i drejtësisë, Nuredin Dumani po merret në pyetje nga avokati i Henrik Hoxhajt. Pjesë nga marrja në pyetje në sallën e gjyqit:

Avokati: Si ke marre dijeni për vrasjen e Ervis Dedës?

Dumani: Kam qenë në dijeni sepse ma ka dhënë Festimi. Kur jam takuar me Festimin kemi shkuar te Shkëmbi i Kavajës për të kërkuar armën.

Avokati: Si je njohur me Festimin?

Dumani: Jemi njohur për shkak të një konflikti në lokalin e tij.

Avokati: Pas njohjes me Festimin, keni patur shoqëri të qëndrueshme?

Dumani: Po kemi patur.

Avokati: Shoqëroheshit me njëri-tjetrin?

Dumani: Po, shoqëroheshim në dreka e darka kur mundeshim. Deri në vitin 2022 kur jam arrestuar.

Avokati: Si komunikoje me Festimin?

Dumani: I thoja djalit të tezes që punonte te lokali.

Avokati: Çfarë të ka thënë Festimi për vrasjen e Elvis Dedes?

Dumani: Makinën që përdorën në vrasje ia sollën Festimit nga Fushë Kosova. Elvis Deda ose Losha ka qenë duke drekuar. E ka gjuajtur Enriku dhe ka dalë edhe Festimi që ishte shofer. Kanë djegur makinën dhe kanë ikur për disa kilometra në këmbë. Këto m’i ka thënë Festimi.