Elton John është nderuar si “Ikona e Vitit 2024” nga “Time”, një titull që e merr për arritjet e tij të jashtëzakonshme në muzikë dhe ndikimin e tij në kulturën botërore.
Pas një karriere të gjatë dhe të jashtëzakonshme, ku ka zhvilluar mbi 4500 koncerte, Elton John shpalli tërheqjen nga turneut në fund të vitit 2023 për shkak të një problemi shëndetësor që ka prekur shikimin e tij.
Megjithatë, edhe pse ka dalë nga skena e turneve, ai vazhdon të jetë aktiv në projekte të tjera. Dokumentari mbi jetën e tij, i titulluar “Elton John: Asnjëherë shumë vonë”, do të dalë premierë më 13 dhjetor në Disney+.
Ky dokumentar krahasohet periudha e parë e tij në turneun në SHBA me turneun përfundimtar të tij, duke ofruar një pasqyrë të thellë mbi udhëtimin e tij muzikor dhe jetën personale.
Pavarësisht sfidave shëndetësore, Elton John ka vazhduar të kontribuoni në muzikë dhe kulturë duke mbajtur podcastin e tij në radio, i cili ka për qëllim promovimin e muzikantëve të rinj. Ky angazhim i tij për të mbështetur brezat e rinj të artistëve pasqyron dëshirën e tij për të lënë një trashëgimi të qëndrueshme dhe për të mbajtur gjallë pasionin për muzikën.