Miliarderja Kylie Jenner po përballet me reagime të forta në rrjet pasi nuk u ngrit në këmbë për të përshëndetur Elton John në Oscar 2025, ku ishte e pranishme me Timothée Chalamet. Kritikët e akuzuan atë për mungesë respekti, por një burim i tha RadarOnline.com se Kylie ka probleme me pasigurinë dhe shpesh ndihet jo komode në ngjarje të tilla. Burimi shtoi se ajo është e vetëdijshme për kritikat që merr dhe preferon të shmangë dramën. Ndërkohë, ajo po përballet me tension edhe me nënën e saj, Kris Jenner, e cila thuhet se dëshiron të përdorë lidhjen e saj me Chalamet për të rritur shikimet për Keeping Up with the Kardashians, që kanë ardhur në rënie.
View this post on Instagram
Rikujtojmë se Elton John u nderua si “Ikona e Vitit 2024” nga “Time”, një titull që e merr për arritjet e tij të jashtëzakonshme në muzikë dhe ndikimin e tij në kulturën botërore. Pas një karriere të gjatë dhe të jashtëzakonshme, ku ka zhvilluar mbi 4500 koncerte, Elton John shpalli tërheqjen nga turneut në fund të vitit 2023 për shkak të një problemi shëndetësor që ka prekur shikimin e tij.
Në muajin qershor, Elton njoftoi për herë të parë për problemin me shikimin, duke përmendur një infeksion të rrezikshëm që kishte prekur syrin e tij të djathtë. Ky infeksion kishte shkaktuar humbjen e shikimit në atë sy, një situatë që e kishte shqetësuar thellë, por këngëtari kishte qenë optimist dhe kishte nisur një trajtim mjekësor intensiv për të shpëtuar shikimin në syrit e tij të majtë. Për Elton John, kjo humbje e pjeshme e shikimit ka qenë një sfidë e madhe, pasi ai është një artist që ka pasur një karrierë të gjatë dhe të suksesshme, e cila është ndikuar fuqishëm nga aftësia e tij për të performuar dhe për të krijuar muzikë.