Donald Trump ka kundërshtarë edhe brenda familjes. Vajza e tij Ivanka që është edhe Këshilltarja e të atit si president, thotë se pika më kritike për administratën Trump ishte ligji për emigracionin që ndan familjet. Ajo thotë se dhe vetë është kundër kësaj nisme ligjore. Por Ivanka është distancuar nga babai i saj edhe për qëndrimin ndaj mediave. Ajo deklaron se mediat nuk janë armiqtë e popullit, sikurse i cilëson Donald Trumpi.