Spanja do të ngrejë një qendër operative ushtarake për të menaxhuar emergjencën e emigrantëve. Kryeministri Pedro Sançez deklaroi se qendra vjen si një nevojë për të koordinuar sistemimin e mijëra emigrantëve që çdo ditë mbërrijnë në portet spanjolle. Kreu i qeverisë në Madrid theksoi se ka nisur negociatat me Marukun për të ndalur që atje nisjen e trafikantëve të qënieve njerëzore.