Showbiz

Emily Ratajkowski shfaqet e “nxehtë” në bikini gjatë pushimeve luksoze në bregdetin italian!

Modelja dhe aktorja amerikane Emily Ratajkowski ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjetet sociale momente nga pushimet e saj verore në bregdetin italian.

Ajo po shijon qëndrimin në Positano, së bashku me djalin e saj katërvjeçar, Sylvester Apollo Bear, dhe një grup miqsh të ngushtë.

Në postimet e publikuara, Emily shfaqet duke marrë pjesë në aktivitete të ndryshme, që nga lundrimi me jaht dhe zhytjet në det, deri te relaksi në plazh dhe shëtitjet në qytetin italian, sipas raportimeve të DailyMail.

Modelja nuk i ka kursyer momentet me bikini të vogla, duke treguar një pushim veror plot stil dhe elegancë.

Përveç kohës së kaluar me djalin e saj dhe miqtë, ajo ka ndarë edhe pamje nga darkat dhe gatimet tradicionale të zonës.

Postimet përfshijnë gjithashtu pamje të natës, peizazhe panoramike të bregdetit dhe momente të thjeshta të jetës së përditshme gjatë udhëtimit, duke ofruar një pasqyrë më të ngrohtë dhe personale nga jeta jashtë skenës dhe pasarelës.