Modelja bukuroshe Emily Ratajkowski së fundmi ka zbuluar se është në pritje të ëmbël. Ajo e ka mbajtur të fshehtë shtatzëninë për disa javë, por tani ndjen se ka ardhur koha për t’ja zbuluar publikut duke rrëfyer edhe ndryshimet që po ndodhin me trupin e saj. Ratajkowski ka dhënë një intervistë ekskluzive për revistën “Vogue” ku ka bërë edhe një deklaratë që i ka habitur të gjithë.
Modelja bukuroshe u shpreh me seriozitetin më të madh se gjininë e bebes njerëzit do ta mësojnë kur ai ose ajo të mbushë 18-vjeç. Kjo sepse kur fëmija i saj të jetë i rritur do ta vendosë vetë gjininë e tij ose të saj pasi dëshiron që t’i japë të gjithë lirinë për të cilën shumë të rinj sot luftojnë fort me familjen që ta kenë.
Nga ana tjetër, Emily ndau edhe një pakënaqësi në lidhje me bashkëshortin e saj Sebastian Bear-McClard i cili u thotë të gjithëve ‘ne jemi shtatzënë’ dhe jo ‘gruaja ime është shtatzënë’.
Për shumë nëna të reja kjo duket si diçka e ëmbël që bashkëshorti i tyre mund të thotë por jo për modelen. Ajo u shpreh që është krejtësisht e padrejtë mënyra se si partneri i saj po shprehet.
“Unë jam shtatzënë dhe jo ai. Fëmijën po e rris unë në bark dhe jam unë ajo që po kaloj ndryshime të mëdha fizike e psikologjike” -përfundoi 29-vjeçarja.
https://www.instagram.com/p/CG0nQulM_sp/
https://www.instagram.com/p/CG0Vtr1D9g4/
https://www.instagram.com/p/CG0VrbyjznL/