Emma Heming Willis, bashkëshortja e aktorit legjendar Bruce Willis, ka treguar se ndryshimet e pashpjegueshme në sjelljen e tij para diagnozës së demencës frontotemporale (FTD) e çuan deri në mendimin për divorc.
Në një intervistë në podkastin e Oprah Winfrey, ajo pranoi se ishte thellësisht e hutuar nga harresat dhe tërheqja emocionale e aktorit, të cilat nisën shumë kohë para se ai të diagnostikohej zyrtarisht në vitin 2023.
Ai nuk po i kujtonte bisedat tona dhe vlerat tona dukeshin sikur nuk përputheshin më. Për një kohë mendova se po largoheshim nga njëri-tjetri. Po, 100% mendova për divorc
-tha Emma.
Willis, sot 70 vjeç, kishte qenë gjithmonë një bashkëshort dhe baba i përkushtuar, por Emma pranoi se ndonjëherë ndihej e zemëruar, duke menduar se problemet lidhen me marrëdhënien e tyre.
Ishim kaq afër dhe papritmas gjithçka po shkatërrohej
Pas kërkimit të ndihmës mjekësore, Emma mori vendimin e vështirë për ta zhvendosur aktorin në një shtëpi të veçantë, njëkatëshe, me ekip kujdesi të dedikuar.
Kjo zgjidhje i lejon asaj të mbajë një mjedis të qëndrueshëm për vajzat e tyre, Mabel dhe Evelyn, ndërsa e viziton rregullisht bashkëshortin për vakte dhe kohë të përbashkët.
Pavarësisht ndryshimeve, Emma tha se dashuria për Bruce është bërë edhe më e thellë:
Nuk është e njëjta dashuri që kishim më parë. Është më e qetë, më e pranishme, një lidhje në një nivel tjetër, madje qelizor.
Përvojën e saj të vështirë dhe rrugëtimin e kujdesit, ajo e ka ndarë në librin e ri “Udhëtimi i Papritur”, me synimin për t’i dhënë shpresë familjeve që përballen me sfida të ngjashme.