Një moment i papritur dhe komik ka bërë xhiron e rrjetit gjatë Festivalit të Filmit në Kanë. Aktorja e njohur e Hollivudit, Emma Stone, u përball me një “sulm ajror” nga një bletë, ndërsa parakalonte në tapetin e kuq së bashku me kolegët e saj, Austin Butler dhe Pedro Pascal.
Gjatë momentit të shkrepjeve fotografike, një bletë nisi të rrotullohej rreth aktores, e cila reagoi me frikë dhe përpiqej ta largonte me dorë.
Ndërhyrja e parë erdhi nga Austin Butler, i cili i fryu insektit në përpjekje për ta larguar, por bleta nuk u dorëzua.
Më pas, në ndihmë të Emmës erdhi Pedro Pascal, i cili e dëboi bletën me një lëvizje të shpejtë të dorës.
Emma Stone u strehuan pas Pedro-s, duke u kapur për krahu, derisa situata u stabilizua.
Pas ikjes së bletës, të tre aktorët shpërthyen në të qeshura dhe vazhduan me pozat përpara kamerave, duke u bërë qendra e vëmendjes në rrjetet sociale.
Momenti u bë viral në internet, me ndjekësit që shpërndanë komente si:
Ah, sikur të isha Emma Stone që mbrohem nga Austin Butler dhe Pedro Pascal… As bletët nuk i rezistojnë Emma Stone
Gjithashtu dhe:
Bletët shpesh zbresin mbi lulet më të bukura.
Ndërkohë, “Festivali i Kanës 2025” solli me vete dy rregulla të reja në kodin e veshjes: ndalimin e fustaneve voluminoze apo me bisht të gjatë, si dhe ndalimin e veshjeve tepër transparente apo ekspozuese. Megjithatë, jo të gjithë i respektuan këto udhëzime.
Aktorja franceze Pom Klementieff u shfaq me një fustan gjysmë-transparent dhe pa reçipeta, ndërsa Heidi Klum tërhoqi vëmendje me një fustan rozë me bisht të gjatë dhe një të çarë të theksuar – të dyja në kundërshtim me rregullat e reja të vendosura për të ruajtur një paraqitje më të matur në tapetin e kuq.
Pavarësisht gjithçkaje, duket se ishte një bletë ajo që “vodhi” vëmendjen këtë vit në Kanë.