Ka nisur edicioni i katërt i spektaklit më të madh në vend, “Big Brother VIP”. Që me mbarimin e edicionit të tretë, kurioziteti i publikut ka qenë i jashtëzakonshëm. Tre edicione mjaft të suksesshme të “Big Brother VIP” deri më tani me banorë mjaft të spikatur, që kanë përcjellë tek publiku emocione të forta.
Një nga banorët e “BBV4” është Xum Allushi, një komedian shumë i njohur në Shqipëri për videot e tij spontane gazmore në rrjetet sociale, të cilat bëhen mjaft virale. Xumi është spikatur shumë së fundmi edhe për ndryshimin e tij drastik në pamjen fizike, pasi pas një sakrifice të madhe dhe vullneti të fuqishëm ka humbur rreth 60 kilogram nga pesha e tij e mëparshme, duke u kthyer në një trup të palestruar. Së fundmi ai ka hapur qendrën e tij të dobësimit dhe fitness, si dhe një fondacion për të ndihmuar njerëzit.
Xumi është shumë i dashur për publikun, teksa që në ditën e parë të qëndrimit në shtëpi, ka hapur zemrën duke treguar detaje për ish-partneren e tij.
Përjetova nga 2021 një mërzi, më bëri të pabërën. Me atë vajzën rashë në dashuri. E vetmja vajzë që kam rënë në dashuri. Ishim 6 muaj së bashku. Jemi njohur në Instagram. Ishte shumë intensive, 24/7 së bashku… Patëm takime prapë. Nuk e dua më. Nuk ndjej asgjë më. Jam falenderues se më nxorri shumë anë të miat, u kompletova në njëfarë mënyre.